Hoqi dorë nga dasma në moment të fundit! I ati i Meghan Markle mesazh të ndjerë pas dasmës! – AlpeGossip
Hoqi dorë nga dasma në moment të fundit! I ati i Meghan Markle mesazh të ndjerë pas dasmës!

Hoqi dorë nga dasma në moment të fundit! I ati i Meghan Markle mesazh të ndjerë pas dasmës!

Thomas Markle nuk mund të ishte në Windsor, Londër, për të dorëzuar në altar vajzën e tij tek Princi Harry, për shkak të problemeve shëndetësore.

Për mediat amerikane, ai u shpreh se e pa ceremoninë e dasmës nga televizori dhe do të kishte shumë dëshirë të kishte qënë pjesë e lumturisë së vajzës së tij.

“Zemra ime dukej kaq e bukur dhe e lumtur. Do dëshiroja shumë të kisha qënë pranë saj. I uroj të gjithë lumturinë e dashurinë e botës” është shprehur ai.

 

Të enjten, Meghan Markle konfirmoi në një deklaratë zyrtare se babai i saj nuk do të jetë pjesë e dasmës pasi nuk ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore, e duhet të fokusohet që të marrë veten. Ndërkohë nëna e saj, Doria Ragland, ishte pjesë e ceremonsë. Ajo mbërriti në Britani, një natë përpara ceremonisë.