U fejua 6 muaj pasi e njohu/ Këngëtari shqiptar flet për fëmijën e parë me partneren (FOTO) – AlpeGossip
U fejua 6 muaj pasi e njohu/ Këngëtari shqiptar flet për fëmijën e parë me partneren (FOTO)

U fejua 6 muaj pasi e njohu/ Këngëtari shqiptar flet për fëmijën e parë me partneren (FOTO)

Mjaftoi një foto nga pushimet në Kemer të Turqisë dhe fansat ngritën dyshimet se këngëtari Erik Lloshi do të bëhej së shpejti baba. Çifti i ri pozonte me duart tek barku i Rominës, çka u kuptua si një njoftim se ajo ndodhej në pritje të ëmbël.

Mirëpo i kontaktuar nga “Revista Who”, Erik Lloshi hodhi poshtë të gjitha lajmet se ai do të bëhej baba.

“Kjo gjë nuk është e vërtetë. Nuk e di se nga e kanë kuptuar, por kjo gjë nuk ka pikë vlere”, -është shprehur ai.

Erik Lloshi vendosi të fejohej me partneren e tij Romina, brenda shumë pak kohësh. Ai u shpreh në atë kohë se, mori një vendim në jetën e tij për gjashtë muaj, për të cilin ishte ngurruar ta merrte për pesë vite.