“DHURATA MË E SHTRENJTË”/ Këngëtarja shqiptare zbulon se është shtatzënë në ditën e lindjes (FOTOT) – AlpeGossip
“DHURATA MË E SHTRENJTË”/ Këngëtarja shqiptare zbulon se është shtatzënë në ditën e lindjes (FOTOT)

“DHURATA MË E SHTRENJTË”/ Këngëtarja shqiptare zbulon se është shtatzënë në ditën e lindjes (FOTOT)

Ryva Kajtazi feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë ajo ka zbuluar dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë.

Këngëtarja ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të dytë. Përmes një fotoje në Instagram, ku ekspozon barkun e rrumbullakosur, Ryva tregon gëzimin e madh që ndjen tani që do të bëhet nënë.

“Gëzimi i një nëne fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda … kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbël”, shkruan ajo.

“Prive” ka zbuluar disa detaje rreth pritjes së ëmbël të Ryvës e cila është aktualisht është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ajo do të bëhet nënë e një djali. Këngëtarja kosovare, është bekuar me një vajzë në prill të 2017-s dhe gjinia ishte vërtet surprizë për të.