“BËNTE SHERR ME GRUAN PËR MUA”/ Irini Qirjako tregon historinë me fansin e fiksuar (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“BËNTE SHERR ME GRUAN PËR MUA”/ Irini Qirjako tregon historinë me fansin e fiksuar (FOTO+VIDEO)

“BËNTE SHERR ME GRUAN PËR MUA”/ Irini Qirjako tregon historinë me fansin e fiksuar (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare, Irini Qirjako ishte e ftuar në “E diell”, ku në një intervistë me Edi Manushin dhe Ervin Kurtin, zbuloi shumë të pathëna për jetën e saj. Irini tregoi se dikur një fans ishte fiksuar me të, aq sa bënte sherr edhe me gruan.

“Një kolegu im më tregon aman moj Irini ta dish ti është një fans i yti shkodran, kudo ku shkon mban fotografinë tënde, edhe në gjumë fle me fotografinë tënde. Hall i madh se ai bënte sherr edhe me gruan. Gruaja e tij u bë xheloze, plasi sherri në familje. I thashë po ç’faj kam unë. Fansat janë të çmendur pas artistëve”, u shpreh Irini.