ENXHI/ Më vjen keq për artistët “big” në Shqipëri, por ata nuk janë… – AlpeGossip
ENXHI/ Më vjen keq për artistët “big” në Shqipëri,  por ata nuk janë…

ENXHI/ Më vjen keq për artistët “big” në Shqipëri, por ata nuk janë…

Vite më parë Enxhi me violinën e saj dhe Xhejn Kumrija me kitarë, spikatën me stilin e tyre në spektaklet e talenteve të rinj.

Do të duheshin ca sprova dhe motrat Kumrija e prenë biletën për të qenë pjesë e përhershme e kompeticioneve të mëdha të muzikës.

Ndërthurja e veçantë e vokaleve dhe tingujt e instrumenteve akustikë nuk qenë të vetmet elementë origjinalë tek motrat Kumria. Ndryshe nga shumë artistë të tjerë që bashkëpunojnë me kompozitorë dhe tekstshkrues, muzika dhe vargjet e këngëve, krijoheshin nga vetë Xhejn.

Por, jashtë festivaleve ku mbizoterojnë artistët e muzikës pop, Janex eksperimetoi një stil jo fort popullor mes publikut tonë. Me video psikedelike, nën ritmet e muzikës indie-elektro, vitin e kaluar Janex prezantoi imazhin e saj krejt të ri.

Pas 7 vitesh në skenat shqiptare të live-it, e reja rebele e skenës vendosi të braktiste gjithçka këtu. Me synimin e qartë për të depërtuar në tregun e muzikës ndërkombëtare, 25-vjeçarja u nis e vetme drejt New York-ut. Direkt nga qyteti i zhurmshëm, na rrefën pa zbukurime se ç’heq një artist i ri që kërkon të çajë në industrinë muzikore amerikane.

“Këtu nuk është fushë me lule, por shumë e vështirë. Duhet të jesh në vendin e duhur, me njerëzit e duhur, në kohën e duhur”, thotë Xhejn.

Njohja në Shqipëri me producentin ndërkombëtar Noahstradamus, duket se qe një ogur i mirë. Pak kohë pas mbërritjes në Amerikë muajin e shkuar, ajo u vlerësua në një prej ceremonive më të rëndësishme për artistët e pavarur nga shtëpitë diskografike.

Por jehona e suksesit të saj në Amerikë nuk qe ajo që mund të imagjinohet. E vetmja që duartrokiti publikisht triumfin e artistes ishte Aurela Gaçe. Kolegë të tjerë, as që u ndjenë fare.

“Unë uroj që Shqipëria të ketë sa më shumë këngëtarë si Aurela. Nuk ka patur reagime të tjera nga artistë shqiptarë për sa i përket çmimit dhe rrugëtimit tim. Më vjen keq jo për veten, por për artistët “big” në Shqipëri sepse nuk janë aspak motivues. Besoj që secili është në nivel egoist për t’u dukur më shumë se tjetri. Ne duhet ta konsiderojmë veten si komunitet dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, tha këngëtarja.

Në SHBA, Janex duket se ka gjetur njerëzit e duhur që janë të gatshëm të bashkëpunojnë, për të sjellë në jetë produkte të reja artistike. Prej disa kohësh, në rrjetet sociale Janex reklamon një projekt të ri pjesë e të cilit është bërë së fundi.

Por, çfarë është Amatix?

“Amatix është banda që kemi formuar këtu dhe po fokusohemi tek klipi ynë i parë”, shtoi ajo. Dhe kështu siç e ka nisur, festivalet në Shqipëri duket se duhet të presin./tvklan.al