“GRATË MENDOJNË SE UNË MARR BURRAT POR JAM E NDROJTUR”/ Fjolla Morina bën deklaratën shokuese – AlpeGossip
“GRATË MENDOJNË SE UNË MARR BURRAT POR JAM E NDROJTUR”/ Fjolla Morina bën deklaratën shokuese

“GRATË MENDOJNË SE UNË MARR BURRAT POR JAM E NDROJTUR”/ Fjolla Morina bën deklaratën shokuese

Në banakun e Thumb me Aulonën dhe Fatmën, këtë javë ka qenë Fjolla Morina. Ajo ka dhënë një intervistë pa doreza ku ka rrëfyer dhe ka sqaruar shumë gjëra të cilat nuk i kemi ditur deri më sot.

Pasi është pyetur nga Aulona dhe Fatma për historinë me ish të dashurin miliarder të Morena Tarakut, me të cilin këngëtarja pati edhe një debat. Pas kësaj Fjolla ka shpjeguar se ajo është ndryshe nga personi që kemi parë në ekran dhe është shumë e ndrojtur.

“S’jam tip që i kqyr burrin asnjërës, jam krejt tjeter, s’jam ajo natyrë”.- ka thënë ajo.

Më tej Fatma e ka pyetur nëse flirton me meshkuj në lokale ose ambiente të ndryshme dhe Fjolla ka thënë:

“Unë me thënë të drejtën nuk jam e atyre tripave. Jam si tip pak më arrogante, jam krejt njeri tjeter, jam shumë e tërheqme. Mua nuk më pëlqejnë meshkujt fizikisht si shumica e femrave”.