Gjatë ditës së sotme në mediat rozë qarkulloi lajmi se Seldi Qalliu i kishtë dhënë fund lidhjes nga e dashura e tij, Sindi. Aludimet nisën pasi u vu re se Sindi dhe Seldi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, e madje kishin zhdukur çdo foto të përbashkët. Mirëpo pas gjithë këtyre zërave nuk ka asgjë të vërtetë dhe Sindi ka treguar se si qëndron ë v ertëta.
Përmes një videoje ajo ka rrëfyer se me Seldin ka pasur një debat të vogël për shkak të ngarkesave të përditshmërisë dhe ajo ka reaguar me impulsivitet. Sindi shprehet se i gjithë ky është gabimi i saj dhe nuk e dinte se ky veprim do të kishte kaq shumë impakt, duke qenë se ende nuk është mësuar me faktin e të qenurit partnerja e një personazhi publik.
“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, është shprehur Sindi.
Pas këtij reagimi ajo ka nisur të ndjekë sërish Seldin, ndërsa tani pritet që të fillojë ta ndjekë prapë edhe këngëtari. Kujtojmë se dyshja e bënë lidhjen e tyre publike në muajin shtator, kur Seldi uroi Sindin me rastin e ditëlindjes.