Vera është një kohë e shkëlqyer për të bërë barbekju me miqtë dhe jo vetëm. Dhe siç e dimë të gjitha në raste të tilla mishi është “protagonist kryesor” .
Sot është padyshim shumë e rëndësishme të dimë si të zgjedhim mishin e duhur dhe mbi të gjitha të freskët. Ky proces nuk është i vështirë, mjafton të fiksoni disa hapa:
Së pari mishi duhet të jetë kompakt dhe solid. Nuk duhet të jetë i butë. Duhet të jetë i dendur dhe i thatë.
Ngjyra duhet të jetë e kuqe
Mishi i duhur nuk është kurrë kaf, as gri. Madje as në skaje. Mishi i mirë duhet të jetë sa më i kuq. Sa më e fortë ngjyra, aq më e mirë do të jetë edhe shija.
Mundohuni të interesoheni sesi është ushqyer kafsha
Lopët për shembull duhet të hanë bar të gjelbër për një shije sa më të mirë të mishit.
Për çfarë do ta përdorni mishin?
Para se të blini mish, vendosni se për çfarë do ta përdorni atë. Mishi i lirë mund të dojë më shumë kohë për ta përpunuar.
Çmimi është i rëndësishëm
Profesionistët rekomandojnë marrjen e më pak mishi, por të një cilësie të lartë.
Miqësohu me kasapin
Nëse je një blerës mishi, gjej një kasap dhe shoqërohu me të. Njohja me kasapët dhe angazhimi në biseda të vogla me ta do t’ju ofrojë këshilla të dobishme për blerjet tuaja.