DUHET TI DINI/ Ja 6 produktet e bukurisë për të cilat nuk ja vlen të shpenzojmë shumë – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Ja 6 produktet e bukurisë për të cilat nuk ja vlen të shpenzojmë shumë

DUHET TI DINI/ Ja 6 produktet e bukurisë për të cilat nuk ja vlen të shpenzojmë shumë

Nëse një femër gjendet në dyqanet e kozmetikës ne e dimë atë ndjesinë: nuk mund të ndalen pa i shpenzuar të gjitha paratë. Nuk shohin çmimet, pasi kanë dëshirën për të patur gjithçka. Por a janë produktet e shtrenjta të bukurisë më të mira sesa ato në dyqanet e vogla?

Artistja e makijazhit në Nju-Jork, Amy Chin, shprehet se produktet kozmetike për të cilat ia vlen të shpenzosh janë vetëm ato që lidhen me lëkurën si, kremrat apo pudrat, ndërsa për produktet e mëposhtme nuk ia vlen të shpenzosh më shumë se 10 dollarë (ose 1000 lekë) .

1.Rimeli

Rimeli skadon për 3 muaj nga momenti që hapet ndaj nuk ia vlen të shpenzoni shumë për të. Nëse doni qerpikë të kthyer mos ia besoni këtë gjë rimelit, por kthyesit të qerpikëve.

2.Zbutësi i buzëve

Asnjë balsam buzësh nuk peshon më shumë se 5 gramë dhe nuk ia vlen më shumë se 10 dollarë çfarëdo përbërësish bazë të ketë.

3.Maskat me bazë argjile  

Nëse një maskë e tillë shitet për më shumë se 10 dollarë dijeni se kjo ndodh për shkak të markës!

4.Uji micelar

Uji “magjik” micelar, i cili pastron lëkurën në thellësi dhe nuk e thanë këtë të fundit nuk duhet të kushtojë më shumë se 10 dollarë, sipas dermatologëve.

5.Ruzhi

Ruzhi i mollëzave është gjithashtu një produkt kozmetike, që sipas artistëve të makijazhit nuk ia vlen të shpenzosh më shumë se 10 dollarë.

6.Buzëkuqi

Të njëjtën këshillë japin artistët e makiazht edhe për buzëkuqin.