LEKSIONE TË RËNDËSISHME/ Gjërat që mësuam nga stili i blogereve Skandinave… (FOTO) – AlpeGossip
LEKSIONE TË RËNDËSISHME/ Gjërat që mësuam nga stili i blogereve Skandinave… (FOTO)

LEKSIONE TË RËNDËSISHME/ Gjërat që mësuam nga stili i blogereve Skandinave… (FOTO)

Jo më kot Vogue klasifikoi foton e një vajze nga vendet Skandinave si më të mirën e javës dhe nuk është hera e parë që e bën. Përveç cilësisë, këndit dhe filtrave që janë gjithmonë në harmoni, ajo që vlerësohet në këtë rast është kombinimi. Nuk qënka puna thjeshtë të shëtitësh butikët luksozë dhe të dalësh me çanta plot që aty. As të tregosh logot në plan të parë, Gucci, Prada apo Balenciaga.
Meqë ra fjala i keni parë vajzat Skandinave me atletet e llastikut aq shumë të kërkuara sot në botë? Po të ishte gjallë Chistobal Balenciaga dh eta dinte çfarë po prodhon shtëpia e tij e modës, jemi të sigurtë që do ti vinte flakën.

Vajzat Skandi preferojnë Oversize.

Nuk veshin xhinse të grisura dhe slim fit

Janë të dashuruara pas aksesorëve

Përdorin pak ose aspak make-up

I krehin flokët vetëm në raste festash

Përplasin printet e kundërta në një veshje sikur të ishin piktore

Nuk veshin asnjëherë taka mbi 7 cm