DUHET TA SHIKONI/ Sa herë aktorja ndahet, bota kthen sytë nga veshjet e saj! – AlpeGossip
DUHET TA SHIKONI/ Sa herë aktorja ndahet, bota kthen sytë nga veshjet e saj!

DUHET TA SHIKONI/ Sa herë aktorja ndahet, bota kthen sytë nga veshjet e saj!

Zakonisht, kur ndahemi gjëja e fundit që na shkon ndërmend është të vishemi bukur. Ose edhe më bukur nga ç’visheshim kur ishim në kulm të lumturisë. Kjo, s’vlen për Katie Holmes!

Kur aktorja ndahet, bota thjesht frymëzohet nga veshjet që bën pas mbylljes së një tjetër kapitulli! Në gusht të këtij viti, Holmes u nda nga i dashuri prej 6 vitesh, Jamie Foxx  dhe që prej asaj ditë njerëzit nuk ja heqin dot sytë veshjeve dhe kombinimeve që bën!

Nuk e dimë nëse kjo është një ‘strategji’ e saj për t’i bërë të pendohen ç’kanë humbur, por ç’rëndësi ka?

Fustanet prej mëndafshi, bluzet e kashmirit të kombinuara gjithë finesë, apo getat gjithë elegancë që zgjedh, e kanë kthyer aktoren në ikonë të modës!

Ndarjet e saj, jo vetëm që nuk kalojnë me drama, por e ndihmojnë të bëhet edhe më krijuese. Pavarësisht kësaj, Katie vijon të ruajë modestinë duke mos postuar thuajse asgjë nga pamjet e saj tek 1.8 milion ndjekësit në Instagram.

Vëmendja që ka marrë stili i saj së fundmi, duket se ka habitur edhe vetë aktoren. Gjatë një interviste  për Vogue, ajo tregoi se nuk mendohet shumë para se të vishet, mjafton që të ndihet rehat.

S’kemi asnjë dyshim që magjia qëndron tek ndarja.