“MË PËLQEN VETJA IME”/ Adriana Matoshi sapo hodhi thumbin e radhës ndaj ish-partnerit të saj – AlpeGossip
“MË PËLQEN VETJA IME”/ Adriana Matoshi sapo hodhi thumbin e radhës ndaj ish-partnerit të saj

“MË PËLQEN VETJA IME”/ Adriana Matoshi sapo hodhi thumbin e radhës ndaj ish-partnerit të saj

Pas ndarjes nga futbollisti afrikan Keith Groeneveld, deputetja kosovare Adriana Matoshi është shfaqur më në formë se kurrë.

Ashtu siç nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, Adriana është mjaft aktive në rrjete sociale dhe përmes fotografive që ajo publikon duket se po e përballon mjaft mirë ndarjen.

Ditën e djeshme, ajo ka publikuar në Instastory dy video ku në njërën ka folur për veten dhe tek tjetra i dërgon puthje ndjekësve të saj.

“Nuk më pëlqen vetvetja, po e dua veten”-ka thënë Adriana e cila duket si një thumb për ish-partnerin e saj, Keith.

Javën që lamë pas, ka qenë pikërisht Keith ai i cili e ka konfirmuar ndarjen nga Adriana dhe është shprehur se shpreson që ajo ta kalojë ndarjen sa më lehtë. Ai nuk ka dhënë asnjë sqarim se cili ishte shkaku i ndarjes së tyre, por ka treguar se përtej të gjithave aktoren e ka dashuruar shumë.