E lidhur me djalin e deputetit shqiptar/ Flet për herë të parë Adelina Berisha: Nuk më interesojnë…(FOTO) – AlpeGossip
E lidhur me djalin e deputetit shqiptar/  Flet për herë të parë Adelina Berisha: Nuk më interesojnë…(FOTO)

E lidhur me djalin e deputetit shqiptar/ Flet për herë të parë Adelina Berisha: Nuk më interesojnë…(FOTO)

Këngëtarja Adelina Berisha ka reaguar për herë të parë pas lajmit se është në një lidhje me djalin e deputetit shqiptar, Arbër Koka. Adelina ka postuar një foto dhe krahas saj shkruan se nuk i intereson se çfarë flasin.

Një ditë më parë u përhap lajmi se këngëtarja shqiptare Adelina Berisha ishte në një lidhje me djalin e deputetit shqiptar Lefter Kokës, Arbrin. Sipas “Bluetooth”, dyshja është njohur nga shoqëria e përbashkët dhe janë shoqëruar shpesh së bashku. Të njëjtat burime shpreheshin se Adelina dhe Arbri po kalojnë disa ditë pushime në bregdetin e Vlorës.

Mirëpo një ditë më pas ka ardhur edhe reagimi i këngëtares. Adelina ka postuar një foto ku shihet duke ecur e veshur krejtësisht me të bardha. “Nuk më interesojnë se çfarë flasin,”- shkruan këngëtarja krahas fotos. Por në këtë mënyrë nuk ka sqaruar asgjë, nëse është apo jo e vërtetë që bukuroshja bjonde ka një lidhje intime me Arbër Kokën

I just do not care about talking ..

A post shared by Adelina Berisha (@adelinnaberisha) on