NA BËRI TË GJITHË KURIOZ/ Elvana sapo zbuloi super surprizën dhe fansat po “çmenden” (FOTO) – AlpeGossip
NA BËRI TË GJITHË KURIOZ/ Elvana sapo zbuloi super surprizën dhe fansat po “çmenden” (FOTO)

NA BËRI TË GJITHË KURIOZ/ Elvana sapo zbuloi super surprizën dhe fansat po “çmenden” (FOTO)

Ditën e djeshme Elvana Gjata i bëri të gjithë kurioz me një postim ku shkruante se kishte një surprizë të vogël për fansat. Më në fund pak më parë Elvana e ka zbuluar surprizën dhe fansat po çmenden me të marrë vesh se këngëtaren do e shohim në “Sunny Hill Festival”.

“Ju thashë që kisha një surprizë të vogël dhe ja ku është. Jam e lumtur t’ju njoftoj se do të performoj këtë vit në Sunny Hill Festival. Uroj t’ju shoh te gjitheve aty, per nje nate te paharrueshme. Jemi shqiptarë”, shkruan Elvana.

Ky festival do të mbahet në muajin gusht në Kosovë dhe organizohet nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.

Pjesë e festivalit do të jetë këngëtarë me famë botërore si Miley Cyrus, Gashi, Dj Calvin Harrir, këngëtarja me origjinë shqiptare Njomza, Ylli  Limani, Kida, Ledri Vula etj.