SHOQE ME NOIZYN, POR A FLET ME GETOARIN? Çiljeta tregon problemet mes grupeve (VIDEO) – AlpeGossip
SHOQE ME NOIZYN, POR A FLET ME GETOARIN? Çiljeta tregon problemet mes grupeve (VIDEO)

SHOQE ME NOIZYN, POR A FLET ME GETOARIN? Çiljeta tregon problemet mes grupeve (VIDEO)

Çiljeta prej kohësh është bërë pjesë e grupit OTR të reperit Noizy!

Por dikur ajo ka bashkëpunuar me grupin “kundërshtar” si të thuash, me Getoarin e Babastars, për të cilin ka folur sot në një intervistë për “Mirage”.

Këngëtarja tha se grupi OTR e ndihmoi të rikthehej në muzikë pas lindjes së djalit Fernando, dhe marrëdhënia e saj me Noizy-n, apo siç e quan ajo “vëlla” është shumë e afërt.

Por nëse do të shihte në rrugë Getoarin, sigurisht që do t’i fliste pasi e  ka koleg. I gjithë ky problem i sherreve mes grupeve, për Çiljetën është i kotë, pasi vetë Noizy nuk merret me to:

“Sigurisht po ta shoh përshëndetem pse jo! Unë I kam të gjithë kolegë! Kjo pjesa e problemeve ndër grupe, mua më duket pak si muhabete 17-vjeçarësh, domethënë muhabete shumë të vogla. Duke e njohur dhe Noizy-n nga afër ai është dhe vetë brenda një njeri shumë i madh dhe nuk merret vetë me këtë pjesë. nsat i bëjnë këto gjëra shumë të mëdha”.