ÇFARË I TËRHEQ MË SHUMË? Lori Hoxha tregon sesi i bën për vete meshkujt, nuk ka lidhje me pamjen apo paratë (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË I TËRHEQ MË SHUMË? Lori Hoxha tregon sesi i bën për vete meshkujt, nuk ka lidhje me pamjen apo paratë (FOTO)

ÇFARË I TËRHEQ MË SHUMË? Lori Hoxha tregon sesi i bën për vete meshkujt, nuk ka lidhje me pamjen apo paratë (FOTO)

Të hënën më të trishtë të vitit, Lori Hoxha vendosi që ta kalonte më mënyrën më fantastike: Në shtëpi me të motrën Sara dhe mikeshën e tyre.

Veç filmave, duket se të treja kanë vendosur që të kalojnë disa orë duke u argëtuar me ndjekësit e fashionistes shqiptare.

Lori u dha mundësinë të gjithë ndjekësve të saj në Instagram, që t’i bënin pyetjet që dëshironin dhe do të merrnin përgjigjet më të sinqerta.

Një prej ndjekësve, e pyet fashionisten se çfarë e inatos më shumë dhe Lori përgjigjet: “Padrejtësia, mosmirënjohja, injoranca”.

Ndërsa dikush tjetër e pyet se nga çfarë tërhiqen më shumë meshkujt nga femrat dhe përgjigjja e saj është: “Vetëbesimi”.

Gjithashtu Lori na zbulon se cila është femra më e bukur shqiptare për të, për të cilën është xheloze. Nëse mendonit se përgjigjja do të ishte Valbona Selimllari gaboheni! Për Lorin është ish-Missi, Suada Sherifi.