MARTESA E PARË GEJ E MODERATORIT SHQIPTAR/ ALPEGOSSIP zbulon kush i kurorëzoi Mishel Rrenën dhe partnerin e tij: Mikja e ngushtë që… – AlpeGossip
MARTESA E PARË GEJ E MODERATORIT SHQIPTAR/ ALPEGOSSIP zbulon kush i kurorëzoi Mishel Rrenën dhe partnerin e tij: Mikja e ngushtë që…

MARTESA E PARË GEJ E MODERATORIT SHQIPTAR/ ALPEGOSSIP zbulon kush i kurorëzoi Mishel Rrenën dhe partnerin e tij: Mikja e ngushtë që…

Ditën e hënë, moderatori shqiptar i cili prezantonte “Top Select”-in e dikurshëm, Mishel Rrena lidhi kurorë me bashkëshortin e tij, Tian Olvier Murray.

Të dy në moshë të re, ashtu siç i kemi parë edhe në fotografitë që morën “dhenë” këto ditë, çifti homoseksual preferoi t’i ikte zakoneve dhe traditave të prejardhjeve nga vinin duke u martuar në një çadrë të vendosur në ambjentet e jashtëme të një oborri, në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër.

ALPEGossip ishte një prej medieve shqiptare e cila tregoi historinë e lidhjes së Rrenës dhe Murray-it, të cilët që prej vitit 2014 kishin marrëdhënie sentimentale të fshehur, por më në fund të dy dolën me vendimin e martesës (vendim ky që për burimet e brendshme të ALPEGossip nuk është mirëpritur mirë nga familjarët e moderatorit).

Ajo që i martoi është pikërisht mikja e bashkëshortit të Rrenës, Brixhilda Rose.

Ata përzgjodhën miken e tyre të përbashkët për këtë kurorëzim madhështor, e cila në këtë rast kreu rolin e një prifti.

Rose duket shumë e lidhur me të dy, ndërkohë që është një mbështetëse e madhe e martesave gej.

/AlpeNews.al