"DY JAVËT MË TË BUKURA TË JETËS"/ Gardiania shkon për pushime me ish të burgosurin (FOTO) - AlpeGossip
“DY JAVËT MË TË BUKURA TË JETËS”/ Gardiania shkon për pushime me ish të burgosurin (FOTO)

“DY JAVËT MË TË BUKURA TË JETËS”/ Gardiania shkon për pushime me ish të burgosurin (FOTO)

Një vajzë 24-vjeçare në Britani të Madhe, e cila punonte si gardiane në një burg, ka dhënë dorëheqjen nga puna në të njëjtën kohë që doli nga burgu një i dënuar.

Kristi Davidson është fotografuar në pushime me 31-vjeçarin Jamie Bunting. Çifti në fakt i ka publikuar vetë fotografitë në rrjetet sociale, ku ndodhen në një festë në Turqi vetëm dy javë pasi 24-vjeçarja ishte larguar nga puna dhe 31-vjeçari kishte dalë nga burgu.

Një burim i tha “The Sun” se fakti që të dy u larguan brenda të njëjtës ditë, e bën të duket e dyshimtë. Zyrtarët e burgut nuk kanë bërë asnjë koment, duke thënë se “nuk komentojnë individë”.

Dorëheqja e saj nga puna vjen në një moment kur pak kohë më parë 8 gardianë u pushuan pas zbulimit të futjes së një sasie kokaine brenda burgut.

Në fotografitë që çifti ka publikuar në rrjetet sociale, i cilëson pushimet si “dy javët më të bukura të jetës së tyre”.