ÇFARË NDODHI? Konkurentja e “Dance With Me” shpërthen në të qara në mes të spektaklit (FOTO) - AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Konkurentja e “Dance With Me” shpërthen në të qara në mes të spektaklit (FOTO)

ÇFARË NDODHI? Konkurentja e “Dance With Me” shpërthen në të qara në mes të spektaklit (FOTO)

Moderatorja sportive e “Digitalb” Leila Kraja e njohur ndryshe si Lei, është pjesë e spektaklit “Dance With Me” dhe prej disa javësh po sfidon veten në kërcim.

Mirëpo ditën e sotme, pak momente përpara performanës së saj, Lei shpërtheu në lot, pasi në skenë po flitet për tatuazhin që dy aktorët binjakë, Romeo dhe Donaldi, i kanë dedikuar së ëmës. Mbrëmjen e sotme, mamaja e Leit festonte ditëlindjen dhe ajo nuk ndodhej pranë saj për të festuar, pasi familja e moderatores jeton në Amerikë.

 

Mes lotëve, ajo mundi të thonte vetëm tre fjali: “E kam shumë larg. Mami, gëzuar ditëlindjen. Të dua shumë.”

Por ajo nuk ishte e vetmja që u përlot, pasi edhe Romeo Veshaj, teksa Alketa po i komentonte tatuazhin, nuk mund të përtypte lotët.

“Në këtë rast, mund t’i kuptoj mjaft mirë tatuazhet, kur kanë një mesazh kaq të bukur…” –  u shpreh Alketa