ALBAN RAMOSAJ PUSHIME NË BALI/ Zbulohet kush po e shoqëron – AlpeGossip
ALBAN RAMOSAJ PUSHIME NË BALI/ Zbulohet kush po e shoqëron

ALBAN RAMOSAJ PUSHIME NË BALI/ Zbulohet kush po e shoqëron

Alban Ramosaj e ka nisur vitin nxehtë pasi këngëtari ka shkuar me pushime në Bali. Nga atje Albani ka postuar foto që kanë tërhequr shumë vëmendjen dhe sigurisht kanë shtuar kuriozitetin se kush po e shoqëron.

Këtë e kanë zbuluar vetë miqtë e tij, Endrit Mërtiri dhe Aurela Hoxha. Fotografi dhe biznesmenia kanë postuar foto nga Bali duke treguar kështu se ndodhen bashkë në vendin ekzotik.

Ky udhëtim nuk ka qenë vetëm për të pushuar, por edhe për të festuar pasi Endrit Mërtiri ka ditëlindjen.

Grupi njihet për udhëtimet e shpeshta në botë, ku herë të tjera kanë qenë të pranishme edhe modelet Oriola Marashi, Elena Lika apo Beatrix Ramosaj të cilat këtë fillim viti duket se kanë qenë të preokupuara me punët e tyre.