Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka mbështetur protestën e studentëve.
Ai është shprehur se është krenar që po jeton këtë periudhë të dhjetorit të dytë.
“Dhjetori i dytë, unë jam krenar që jetoj në periudhën e këtyre studentëve,”-shkruajti Binaj në një postim në Instagram, duke i bashkangjitur një video nga protesta.
Me mijëra studentë, gjimnazistë por dhe qytetarë janë solidarizuar dhe vijojnë rezistencë para ministrisë së Arsimit.