SA PËR 4 RROGA/ Çmimi i xhaketës së Erës në klipin e ri ua heq trurin fansave (FOTO) – AlpeGossip
SA PËR 4 RROGA/  Çmimi i xhaketës së Erës në klipin e ri ua heq trurin fansave (FOTO)

SA PËR 4 RROGA/ Çmimi i xhaketës së Erës në klipin e ri ua heq trurin fansave (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është padyshim një ndër artistet më të dashura shqiptare e cila që pas këngës “Bon Bon” sukseset për të nuk kanë fund. Era arrin gjithmonë që të tërheq vëmendjen e mediave dhe të publikut me këngët dhe jetën e saj private.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale ku shpesh herë publikon foto të ndryshme ku bie në sy stili i saj dhe veshjet e veçanta. Së fundmi, këngëtarja e njohur ka lajmëruar se është duke punuar për klipin e këngës së saj më të re “Selfish” që do të publikohet shumë shpejt.

Një nga veshjet që ka marrë më shumë vëmendjen dhe që është pëlqyer shumë nga fansat ka qenë një xhakete shumëngjyrëshe e cila në përshtypje të parë duket mjaft e thjesht.

Mirëpo, sipas faqes së njohur të Instagramit “What They Wearing”, kjo xhaketë nuk është aspak e thjesht pasi ka një çmim marramendës. Xhaketa Alphabet Print ka kushtuar plotë 2,100 euro, një çmim ky që ka lënë gojë hapur gjithë fansat.