KUR SHQIPTARËT MBËSHTESIN NJËRI-TJETRIN/ Kush janë VIP-at që uruan Dua Lipën për triumfin në çmimet “Grammy” (FOTO) – AlpeGossip
KUR SHQIPTARËT MBËSHTESIN NJËRI-TJETRIN/ Kush janë VIP-at që uruan Dua Lipën për triumfin në çmimet “Grammy” (FOTO)

KUR SHQIPTARËT MBËSHTESIN NJËRI-TJETRIN/ Kush janë VIP-at që uruan Dua Lipën për triumfin në çmimet “Grammy” (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme u relizua edicioni i 61 i çmimeve “Grammy” ku triumfoi këngëtarja me origjinë shqiptare dhe e preferuar në të gjithë botën Dua Lipa.

Ajo la pas emra të njohur të skenës botërore duke krenuar kështu një komb të tërë. Dua rrëmbeu dy çmime në eventin madhështor, e përkatësisht “Best New Artist” dhe “Best Dance Category”.

Gjatë fjalimi këngëtarja me origjinë shqiptare u përlot dhe emocionoi të gjithë me fjalët e saj motivuese dhe shpresëdhënëse për të ardhmen e të rinjve.

Pas fitores, Dua Lipa mori komplimente dhe urime nga e gjithë bota e natyrisht nuk kishte si të mungonte edhe mbështetja nga kolegët e asj shqiptarë.

Emra të njohur të nga i gjithë vendi si Ledri Vula, Xherdan Shaqiri, Emina Cunmulaj, Vesa Luma dhe Lyrical Son i shprehën urimet ndaj këngëtares duke treguar edhe një herë mbështetjen që shqiptarët japin për njëri tjetrin.

/AlpeNews.al