ARRITI 7.2 MILION NDJEKËS PËR 24 ORË/ Aktorja e njohur thyen rrjetin – AlpeGossip
ARRITI 7.2 MILION NDJEKËS PËR 24 ORË/ Aktorja e njohur thyen rrjetin

ARRITI 7.2 MILION NDJEKËS PËR 24 ORË/ Aktorja e njohur thyen rrjetin

Ditën e djeshme për herë të parë pamë Jennifer Aniston në instagram. Aktorja e njohur prej vitesh i rezistoi tundimit për të qëndruar larg tyre, mirëpo dje vendosi të ketë llogarinë e saj.

Fotoja e parë e postuar ishte me miqtë e serialit ‘Friends’, një foto që u pëlqye nga plot 8.8 milionë ndjekës. Komentet qenë të shumta për këtë foto të bukur, e cila na rikujtoi dhe njëherë 6 personazhet e serialit të famshëm.

Ndërsa vetë Jennifer sapo ka thyer një rekord. Ajo ka arritur një numër rekord fansash në vetëm 24 orë. Plot 7.2 milionë ndjekës i janë shtuar llogarisë së saj të instagramit, gjë e cila u bë menjëherë virale.

Adhurues të shumtë nuk hezituan t’a shpërndanin profilin e artistes duke shprehur adhurimin që kanë për të.