Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe ka performuar sonte në ringun e Dibrës së Madhe për të mbështetur boksierin Gjetan Keta.
Ajo ka ndezur atmosferën me zërin e saj madhështor teksa këndonte këngën e Hajredin Pashës. Ndërsa prisnin kampionin, ajo ka vijuar me disa hite të tjera muzikore.
Gjetan Keta duelon për titullin kampion për peshat e mesme në federatën e WBU kundër boshnjakut Sldjan Janjanin.