FLORI I MERR FIFIN KOMPANISË SË NJOHUR? Këto detaje të reja na bëjnë të dyshojmë – AlpeGossip
FLORI I MERR FIFIN KOMPANISË SË NJOHUR? Këto detaje të reja na bëjnë të dyshojmë

FLORI I MERR FIFIN KOMPANISË SË NJOHUR? Këto detaje të reja na bëjnë të dyshojmë

Një tjetër risi në karrierën e këngëtares së njohur Fifi po përflitet.

Këngëtarja ka bërë një ndryshim të të dhënave në bio-n e Instagramit, ku tashmë nuk thuhet se i përket kompanisë Max Production.

Dyshimet tona shkojnë menjëherë mbi faktin që Fifi mund të jetë bërë pjesë e “ThreeDots”, e menaxhuar nga Flori Mumajesi, i cili ka prodhuar dhe këngët e fundit të Fifit.

E ftuar në emisionin NIN të “Klan Kosovës”, Alaudin Hamiti e pyeti Fifin nëse shumë shpejt do ta shohim të bëhet pjesë e “Threedots” dhe ajo nuk e mohoi këtë gjë përkundrazi.

“Po, nuk i dihet”, tha këngëtarja.

Edhe në intervistën e fundit të dj Viki-t për Thumb, u la të kuptohej se do të ketë një hyrje të re në grup.

 Duke qenë se Fifi ka punuar nën logon e “Threedots” dhe “Max Production”, këngëtarja është pyetur dy vite më parë se kë zgjedh mes tyre dhe përgjigjja e saj ishte kjo:

“Nuk i ndaj dot, Max Production është familja ime. Është shtëpia që më ka pranuar mua si artiste. Threedots-at e Florit janë një tjetër familje që më kanë pranuar dhe që është kënaqësi të punosh me ta”.

Por me sa duket Fifi e ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe!

Bashkëpunimet e shumta të Florit me Fifin dhe miqësia e tyre e tregojnë se Flori ka marrë në gjirin e vet këngëtaren e talentuar, për ta bërë pjesë e grupit të tij të madh.