Frymëzoi botën me guximin e saj/ Vogëlushja humbet betejën 7-vjeçare me kancerin – AlpeGossip
Frymëzoi botën me guximin e saj/ Vogëlushja humbet betejën 7-vjeçare me kancerin

Frymëzoi botën me guximin e saj/ Vogëlushja humbet betejën 7-vjeçare me kancerin

Vogëlushja Jess Shepherd, e cila me guximin dhe forcën e saj frymëzoi botën, ka humbur jetën pas një beteje 7-vjeçare me kancerin.

10-vjeçarja u diagnostikua me neuroblastoma në moshën 3-vjeçare dhe prej atëherë ka luftuar për jetën. Por, tashmë pas 7 viteve, mjekët njoftuan familjen e vajzës që nuk ka më trajtim mjekësor për gjendjen e saj.

Vajza dhe familja e saj, të cilët jetojnë në Angli, kanë ndarë momentet e tyre të lumtura dhe të trishta të luftës së saj kundër kancerit me një fushatë në mediat sociale. Fushata e tyre u bë aq shumë popullore sa një numër i madh VIP-ash i dërguan mesazhe përkrahëse vajzës dhe familjes së saj.

Komediani David Walliams, radio BBC DJ Sara Cox dhe Coleen Rooney iu përgjigjën të gjitha kërkesave për t’i çuar vogëlushes mesazhe admirimi dhe inkurajimi.

Madje, në një rast, Jess nuk mundi t’i besonte veshëve kur këngëtarja Katy Perry i premtoi që do të këndonte hitin e saj Roar në nder të vogëlushes.

Por, të premten, familja lëshoi një deklaratë në rrjetet social më anë të së cilës njoftonin që Jess kishte ndërruar jetë.

Në deklaratë thuhej:

Me hidhërim të madh na duhet t’ju lajmërojmë se Jess dha “ulërimën” e saj të fundit dhe u bë më krahë engjëlli këtë mëngjes. Ajo iku në paqe.”