“Nuk e kuptoj pse femrat magjepsen pas meje”/ Aktori i famshëm habit me deklaratën e tij (FOTO) – AlpeGossip
“Nuk e kuptoj pse femrat magjepsen pas meje”/ Aktori i famshëm habit me deklaratën e tij (FOTO)

“Nuk e kuptoj pse femrat magjepsen pas meje”/ Aktori i famshëm habit me deklaratën e tij (FOTO)

Ai është bërë i njohur për të gjithë ne me rolin e Ferhatit në serialin “Dashuri bardhë e zi” dhe mund të themi se pas tij çmenden të gjitha vajzat.

Ibrahim Çelikkol është një prej aktorëve turk më seksi, mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi ai shprehet se nuk e kupton se çfarë i tërheq femrat tek ai.

“Nuk më pëlqen kur më thërrasin seks simbol, por më pëlqen që të dukem bukur. Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre nëpërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të ‘bukurisë’. Për të patur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat ‘magjepsen’ pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt”, ka thënë Ibrahim.