U FOTOGRAFUA ME GREG RAMËN/ Flet Albana Bejko: Ne jemi… – AlpeGossip
U FOTOGRAFUA ME GREG RAMËN/ Flet Albana Bejko: Ne jemi…

U FOTOGRAFUA ME GREG RAMËN/ Flet Albana Bejko: Ne jemi…

Ditët e fundit bëri xhiron e rrjetit një foto e moderatores së sportit, Albana Bejko në shoqërinë e djalit të kryeministrit, Greg Rama, teksa ndiqnin ndeshjen derbi nga shkallët e stadiumit “Air Albania”.

U aludua se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se thjesht shoqëri e për këtë ka reaguar vetë moderatorja, e cila duke folur për emisionin “Expuls” në Rtv Ora tregoi të vërtetën.

Sipas Bejkos ajo dhe Gregu janë thjesht miq shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka asgjë.

“Të pashqetësuar për kamerat, pikërisht për këtë arsye sepse jemi thjesht miq. Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune. Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet time te punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë”, u shpreh Albana.