“HA PAK NGA...”/ Ja dieta e Nora Istrefit në periudhën e vetizolimit - AlpeGossip
“HA PAK NGA…”/ Ja dieta e Nora Istrefit në periudhën e vetizolimit

“HA PAK NGA…”/ Ja dieta e Nora Istrefit në periudhën e vetizolimit

E mbyllur në shtëpi prej disa ditësh për shkak të virusit COVID-19, këngëtarja e shumë hiteve muzikore, Nora Istrefi ka dhënë një interviste përmes Skype në programin “E Diell”.

Ajo rrëfeu se pjesën më të madhe të ditës e kalonte me vajzën e saj, Renee, me të cilën luante, vizatonte dhe gatuante për të.

Ndër të tjera, Nora ka treguar se këto ditë ishte “detyruar” t’i bënte punët e shtëpisë, si p.sh të lante, pastronte, hekuroste duke i dhënë sigurisht dhe një dorë nëna e saj.

E cilësuar si një nga këngëtaret me trupin më të bukur në skenën shqiptare, Nora tregoi dietën e saj ditore gjatë kohës së karantinës – transmeton Top Channel.

“Unë mundohem të mbaj një farë balance, të mos kufizohem në ushqime, pra nuk ha vetëm sallatë. Ha pak nga të gjitha, mirëpo këtë gjë e bëj në mënyrë të shpeshtë dhe nuk e teproj”, është shprehur këngëtarja.