FOTOT E FUNDIT KANË NGJALLUR DYSHIME/ Mos ndoshta Loredana është në pritje të ëmbël? – AlpeGossip
FOTOT E FUNDIT KANË NGJALLUR DYSHIME/ Mos ndoshta Loredana është në pritje të ëmbël?

FOTOT E FUNDIT KANË NGJALLUR DYSHIME/ Mos ndoshta Loredana është në pritje të ëmbël?

Një nga reperet më të diskutuara të showbizit kohët e fundit është edhe Loredana. Ajo ka njoftuar ndjekësit e saj se sot pritet të publikohet edhe kënga e saj më e re. Kësaj here jo vetëm projekti muzikor ka tërhequr vëmendje por edhe fotot që e shoqëronin atë.

Një nga fansat, përmes një komenti ku pyet nëse reperja është sërish shtatzënë ka ngjallur dyshime edhe tek pjesa tjetër e fansave. Siç shihet edhe tek fotot, barku i saj duket i rrumbullakosur dhe ndryshe nga herët e tjera. Por kjo mbetet thjesht një supozim përderisa vetë Loredana ska komentuar.
Ditët e fundit ajo është fotografuar gjithashtu së bashku me Mozzik brenda dhe jashtë një holeti në Kosovë duke biseduar me njëri-tjetrin. Mozzik është parë edhe duke veshur jelekun e reperes. I gjithë ky afrimitet ndërmjet tyre ka çuar në përfundimin se dyshja është rikthyer sërish bashkë.