"GJERMANIA" ZGJEDH PERSONALITETIN/ Konkursi i MISS-EVE do të heqë paraqitjet me bikini - AlpeGossip
“GJERMANIA” ZGJEDH PERSONALITETIN/ Konkursi i MISS-EVE do të heqë paraqitjet me bikini

“GJERMANIA” ZGJEDH PERSONALITETIN/ Konkursi i MISS-EVE do të heqë paraqitjet me bikini

Konkurrentet në konkursin e bukurisë së Miss Gjermania nuk do të sfilojnë më me bikini, pasi organizatorët janë të vendosur për të hequr kategorinë e ‘swimwear’.

Ata thonë se gara tani do të fokusohet tek “personaliteti” i konkurrenteve.

“Ne duam ta kthejmë Miss Gjermaninë në një konkurs personaliteti,”-tha shefi ekzekutiviz Max Klemmer. “Dhe për këtë, bikinit nuk janë shumë të rëndësishëm.”

Konkurrentët tani do të paraqiten më modeste me veshjet e verës.

Rregullat e reja vlejnë edhe për meshkujt.

“Mister Gjermania” do të heqë kategorinë e swimwear në favor të xhinsave dhe bluzeve.

Vendimi i tij ndjek organizatorët e Miss America, të cilët eliminuan kategorinë e rrobave të banjës më parë këtë vit.

Në vend që të shfaqin trupat e tyre të zbuluar me bikini, garuesit do të tregojnë inteligjencën dhe do flasin për nismat e tyre sociale.