“NJË DASMË E MADHE SHQIPTARE…”/ Blerim Destani rikthehet në Shqipëri pas 4 vitesh – AlpeGossip
“NJË DASMË E MADHE SHQIPTARE…”/ Blerim Destani rikthehet në Shqipëri pas 4 vitesh

“NJË DASMË E MADHE SHQIPTARE…”/ Blerim Destani rikthehet në Shqipëri pas 4 vitesh

Blerim Destani është rikthyer pas 4 vitesh në Shqipëri. Ai po xhiron në vendin tonë filmin e ri me titull “Në det është parajsa” dhe në një intervistë për “Shqipëria Live” foli rreth disa detajeve për jetën personale dhe asaj profesionale.

'Një dasmë e madhe shqiptare është

“Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë. Komplimenta për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë. Jam një adhurues i Shqipërisë, sidomos i Kosovës. Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem t’i vizitoj këto vende por kam xhiruar jashtë dhe s’më ka rënë rruga të vij këtu por do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj. Nuk mendoj se në ditë mund të jetoj në Shqipëri, por nuk i dihet, më shumë jam duke punuar në Amerikë dhe Gjermani. Ja ky projekt më solli, shpresoj që në të ardhmen të vij me një projekt tjetër, Shqipëria më pëlqen shumë. Në Netflix një serial sapo ka mbaruar do titullohet “Truck”. Edhe pse kam fituar një rol në një serial francez besoj nuk do ta pranoj se ka muaj që se kam parë familjen, kam nevojë për një pushim të vogël, pas këtij filmi nuk e di çfarë do të bëj”, tha ai.

'Një dasmë e madhe shqiptare është

Sa i përket jetës private Blerimi u shpreh se ‘një dasmë e madhe tradicionale do ishte mirë, por nuk i dihet’.

'Një dasmë e madhe shqiptare është

“Unë nuk e di por ato që më njohin unë jetën private ta mbaj private, puna është punë, natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë por nuk i dihet. Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët akoma nuk e di”, tha aktori.

'Një dasmë e madhe shqiptare është

'Një dasmë e madhe shqiptare është