“Shko laj p***in, dështake”, vajza ngel e shokuar nga biseda me agjencinë turistike – AlpeGossip
“Shko laj p***in, dështake”, vajza ngel e shokuar nga biseda me agjencinë turistike

“Shko laj p***in, dështake”, vajza ngel e shokuar nga biseda me agjencinë turistike

Periudha e festave dhe pushimeve të fundvitit kaloi, por sërish të shumtë janë njerëzit të cilët preferojnë të shkojnë me pushime dhe të shijojnë dëborën.
Kështu, ka nga ata që preferojnë të marrin makinën e tyre, por ka edhe të tjerë, të cilët iu referohen agjencive turistike për më shumë informacion.

Një gjë të tillë ka bërë edhe një vajzë nga Tirana, e cila i ka shkruar në adresën e Facebook një agjencie. Fillimisht vajza ka preferuar të dijë se cili prej vendeve është më shumë i frekuentuar mes Kolashinit dhe Brezovicës dhe se cilin prej tyre agjencia do t’i sugjeronte.

Ajo që ka marrë si përgjigje është një ofendim i mirë që e ka bërë të flasë me vete. Për arsye etike kemi preferuar të mos e bëjmë publik emrin e agjencisë dhe agjentëve që kanë kthyer përgjigjet më të turpshme të mundshme.

Jo vetëm që nuk i vijnë në ndihmë një prej klientëve të tyre potencialë, por për më tepër, e ofendojnë atë rëndë, me fjalë nga më banalet.

Mesazhdërguesja tregon për JOQ.al gjithë bisedat, ndërsa shprehet:

Shikoni pak se si sillen agjencite e turizmit ne Shqiperi me klientet. As nuk dine te sillen e as nuk dine te shkruajne. Deshtak ne biznes dhe deshtak ne jete”.
Dhe në fakt, edhe pse nuk na pëlqen, kultura e shërbimit në Shqipëri nuk ekziston. Klientin e trajtojmë si shërbëtorin tonë, edhe pse prej tyre mbahen në këmbë shumë biznese. Por, edhe pse nuk na pëlqen, një gjë e ka thënë mirë “ai i gjati”: Punë ka, por duhen profesionistë…