TRENDI MË I RI/ Pantallonat e tejdukshme me dantellë "çmendin" meshkujt - AlpeGossip
TRENDI MË I RI/ Pantallonat e tejdukshme me dantellë “çmendin” meshkujt

TRENDI MË I RI/ Pantallonat e tejdukshme me dantellë “çmendin” meshkujt

Jo vetëm femrat por edhe meshkujt po hyjnë në industrinë e modës. Së fundmi një kostum i pazakontë për burra është sjellë nga Hologram City, një kompani në Los Angeles.

Koleksioni quhet ‘Lace Me Up’ dhe vjen në ngjyra të ndryshme verore. Pantallonat e tejdukshme me dantellë vijnë në ngjyrat rozë, blu, violet dhe të bardhë.

Kompletet me ngjyra, bashkë me versionin në ngjyrë të zezë kushtojnë 42 dollarë, të ndara veç e veç. Pra, kostumi bashkë kushton 84 dollarë.

Ndërsa, versioni me ngjyrë të bardhë vjen pak më i lirë. Pantallonat kushtojnë 38 dollarë ndërsa këmisha 35 dollarë, pra në total, 73 dollarë.

sfvsdf.jpg

aewsrv.jpg