Vrasja e studentes që shkaktoi zemërim në dy kontinente – AlpeGossip
Vrasja e studentes që shkaktoi zemërim në dy kontinente

Vrasja e studentes që shkaktoi zemërim në dy kontinente

Vrasja e studentes së makinerisë Mariam Moustafa në qytetin Nottingham të Anglisë ka shkaktuar një ortek të reaksioneve jo vetëm në Britani të Madhe, por edhe në Egjipt ku ajo ishte lindur.
Mariam ka vdekur të mërkurën nga pasojat e sulmit brutal i cili kishte ndodhur më 20 shkurt. Policia angleze nuk zbulon shumë detaje mbi sulmin i cili kishte ndodhur në rrugë, por në Egjipt nuk kanë shumë dilema përse ishte vrarë studentja e re – konsiderojnë se sulmi ishte i motivuar në baza raciste.

Prokurori i shtetit i Egjiptit ka kërkuar nga autoritetet britanike sa më tepër informata mbi sulmin ndaj Mariam, transmeton BBC, dhe së shpejti pasoi përgjigjja e britanikëve: “Hetimi ende nuk ka përfunduar, por duket se bëhet fjalë për krim nga urrejtja. Jemi duke punuar pandërprerë dhe do të kemi më tepër informata pas përfundimit të hetimit”.

Para se studentja të vdiste nga plagët e marra, policia e kishte arrestuar një 17 vjeçare për të cilën dyshohet se e kishte sulmuar Mariam-in, por së shpejti ishte liruar pasi ishte paguar dorëzania për të. Por, daja i vajzës së vrarë thotë se në sulmin, në afërsi të Victoria Center në Nottingham nuk ka marrë pjesë vetëm një vajzë, por një bandë e tërë prej nja dhjetë vajzash.

Pretendohet se vajzat e tërbuara e kanë rrahur Mariam-in derisa ajo nuk ishte alivanosur në autobus në të cilin kishte arritur të hipte. Nga kjo rrahje egjiptianen e re e kishe shpëtuar vozitësi i autobusit urban. Këtë informatë e kanë konfirmuar nga kompania Nottingham City Transport.

“Mendojmë se opinioni duhet të dijë për veprimin heroik të vozitësit tonë i cili doli në mes të viktimës dhe një numri të madh të sulmueseve. Në fund, vozitësi arriti që ato t’i dëbojë nga autobusi. Gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se i kemi dorëzuar policisë xhirimet e kamerës së sigurisë të autobusit dhe jemi duke ndihmuar në marrjen e gjurmëve të gishtave në mënyrë që më lehtë të identifikohen sulmueset.

Pasi e ka qetësuar situatën, vozitësi e ka thirrur ndihmën emergjente. Daja e Mairam Moustafa pretendon se spitali së shpejti e kishte liruar mbesën e tij, por se pas disa orëve ajo ishte ankuar se nuk ndihej mirë. Në fund ishte kthyer në spital ku kishte rënë në komë dhe kurrë më nuk ishte zgjuar.

Universiteti në të cilin egjiptiania studionte është në zi.

“Mariam-in e kanë dashur vërtetë të gjithë. Ka pasur ambicie të mëdha t’i përfundonte studimet dhe të bënte karrierë të madhe. Të gjithë jemi të shokuar dhe të trishtuar për shkak të vdekjes së saj. Mendimet tona janë me familjen e saj e cila po i përjeton ditët më të vështira. Nëse kanë nevojë për ndihmën tonë, këtu jemi”, kishte thënë dekanja Xultan Mellor.