“NUK DO E FALTE KURRË…”/ Çfarë nuk toleron Ramush Haradinaj, bashkëshortja e tij e tregon haptazi – AlpeGossip
“NUK DO E FALTE KURRË…”/ Çfarë nuk toleron Ramush Haradinaj, bashkëshortja e tij e tregon haptazi

“NUK DO E FALTE KURRË…”/ Çfarë nuk toleron Ramush Haradinaj, bashkëshortja e tij e tregon haptazi

Eleganca e një gruaje për të qendron tek brishtësia, dinakëria, sinqeriteti dhe zgjuarsia.  E kemi fjalën për bashkëshorten e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e cila mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar tek Prive, në rubrikën “Ia çiti pikën”.

Në një intervistë pa komplekse Anita tregoi se fëmijët për të janë motivi që çdo ditë të zgjohet e gatshme për të luftuar. Ajo shprehet se ata e kanë përmbushur. Suksesi i një marrëdhënieje për të qendron tek reciprociteti. Kjo e fundit e bën lidhjen më të fuqishme, e kompleton dhe siguron harmoninë në çift nga e cila vjen më pas edhe dashuria.

Në politikë ajo na siguron që nuk ka ambicie për të kandiduar.
“Patjetër që gjithë jetës do të mbetem vetëm prezantuese ose gazetare”.

E pyetur se çfarë nuk toleron Ramushi, Anita u përgjigj:

“Ramushi nuk toleron tradhtinë dhe frikën. Tradhtinë jo në kuptimin e dashurisë, por në kuptimin e njerëzve që nuk mbajnë fjalët e dhëna. Duke qenë shumë guximtar, frika nuk ekziston tek ai dhe është në vetvete një pengesë për të ecur përpara, nuk i lë të jenë kreativë dhe t’i shtyjnë qëllimet përpara”.

Nga ana tjetër Anita u shpreh se kurrë nuk do ta falte tek të tjerët arrogancën dhe frikën. Frika sipas saj të sjell tek arroganca. Duke qenë frikacak nuk ke guximin të ballafaqohesh me të vërtetën dhe kështu do të shndërrohesh në një arrogant!