SHUMË KRENARE PËR DJALIN E SAJ/ Riselda Sejdija: Arsyeja përse unë nuk kam një fëmijë të dytë është… – AlpeGossip
SHUMË KRENARE PËR DJALIN E SAJ/ Riselda Sejdija: Arsyeja përse unë nuk kam një fëmijë të dytë është…

SHUMË KRENARE PËR DJALIN E SAJ/ Riselda Sejdija: Arsyeja përse unë nuk kam një fëmijë të dytë është…

Risleda Sejdija dhe djali i saj, Brahimi kanë qenë të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Brahimi sot është 12 vjeç, një djalë me pasion regjinë e që ka edhe një blog të vetin. Riselda është shumë krenare për fëmijën e  saj dhe nisur nga kjo, dy moderatoret e kanë pyetur nëse ka në plan që të zgjerojë familjen.

I pari që është përgjigjur ka qenë Brahimi. Ai u shpreh se është mirë kështu siç është, duke e dashur të gjithë vëmendjen dhe dashurinë e prindërve për vete.

Ka qenë Riselda ajo që ka shpjeguar se në fakt, një tjetër fëmijë nuk është në planin e saj dhe të Ajdinit për shkak se Brahimi, nuk e do një gjë të tillë.

“Unë kurrë në jetë nuk kam dashur një fëmijë(motër/vëlla) të dytë dhe prindërit e mi ma kanë plotësuar këtë gjë. Ky më ngjan mua. Ajdini ka dashur dhe i flet shpesh. Unë nuk kam qenë pro në fillim por kur pashë që Brahimit vërtetë ju kthye në problem, nuk është se llastohej.
Atëherë edhe unë kam filluar që ta lë në dëshirën e vetë. Deri në momentin kur ka qenë 2 deri 4 vjeçnuk e kam pasur në plan. Kur u rrit ai nuk donte dhe kjo ka qenë arsyeja që unë nuk e kam sjellë një fëmijë të dytë në jetë. Ky vazhdon dhe qan nëse ia hap këtë temë. “,- ka rrëfyer Riselda.