“HAPAT”/ Yll Limani sapo na zbuloi surprizën që ka përgatitur me Noizy-n! – AlpeGossip
“HAPAT”/ Yll Limani sapo na zbuloi surprizën që ka përgatitur me Noizy-n!

“HAPAT”/ Yll Limani sapo na zbuloi surprizën që ka përgatitur me Noizy-n!

Teksa vetëm pak ditë më parë, ai solli bashkëpunimi i Ylli Limanit me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve. Vetëm pak më parë, artisti na tregoi se nuk ka të ndalur me projektet e reja muzikore e sidomos me bashkëpunimet këtë sezon veror.

Me anë të një një Instastory ku ka bërë ‘screenshot’, ai ka zbuluar se do të sjellë një duet sërish me reperin Noizy dhe ka zbuluar gjithashtu titullin e këngës që do të jetë ‘Hapat’.

Edhe pse nuk na ka treguar një datë publikimi, urojmë që të kemi mundësi ta dëgjojmë sa më shpejt.

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.