NDODHI/ Kate dhe William takojnë nipin një javë pasi lindi (FOTO) – AlpeGossip
NDODHI/ Kate dhe William takojnë nipin një javë pasi lindi (FOTO)

NDODHI/ Kate dhe William takojnë nipin një javë pasi lindi (FOTO)

Dukesha Kate dhe Princi William takuan më në fund nipin e tyre Archie.

Një javë pasi Dukesha Meghan Markle dhe Duka i Sussex-it u bënë prindër për herë të parë, çifti i pallatit të Buckingham-it vizituan pretendentin më të ri për pasardhës të fronit mbretëror, në vilën ku po jetojnë Dukesha dhe Duka i Sussex-it, Frogmore, në Windsor. Takimin e konfirmoi një burim i “People”.

Para se të takonte për herë të parë xhaxhain dhe nusen e xhaxhait, Archie u njoh me Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Philip. Në këtë takim, ishte e pranishme edhe mamaja e Meghan Markle-it, Doria.

Duhet thënë se qe një moment historik. Siç nuk e kemi parë të ndodhë gjatë shekullit të fundit, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar i buzëqesh gjithë dashuri frytit të marrëdhënies mes një pasardhësi të fronit dhe  bashkëshortes me prejardhje afro- amerikane.

Pas vizitës së Kate dhe William, të mërkurën pritet që Archie të njohë edhe gjyshin, princin Charles.

Pritja e gjatë e Kate dhe William për të njohur nipin e tyre, u shpjegua si një pamundësi për shkak të angazhimeve të shumta të tyre në vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, kjo vonesë vjen në vazhdën e aludimeve të shumta për një konflikt mes dy çifteve.

Kujtojmë se muajin e kaluar, profili zyrtar në Instagram i pallatit të Sussex-it, pra Harry-t dhe Meghan-it, reshti së ndjekuri Kate-in dhe William-in. Edhe pse kjo u shpjegua përsëri si një çështje e menaxhimit të faqes, duket sikur po bëhen ca si shumë rastësi.

Gjithashtu, në urimin e tyre zyrtar për ditëlindjen e princit Louis, djalit të Kate dhe William, Meghan dhe Harry nuk e quajtën “princ” trashëgimtarin e fronit, i treti pasardhës i Kate dhe William-it.

Shpërndaje