PAK PAS NDARJES/ Irina dhe Bradley janë të gatshëm për të njohur njerëz të rinj – AlpeGossip
PAK PAS NDARJES/ Irina dhe Bradley janë të gatshëm për të njohur njerëz të rinj

PAK PAS NDARJES/ Irina dhe Bradley janë të gatshëm për të njohur njerëz të rinj

Irina Shayk dhe Bradley Cooper pas 4 vitesh lidhje, vendosën të përfundojnë gjithçka duke ndërprerë marrëdhënien mes tyre. Lajmi i ndarjes së çiftit erdhi i papritur dhe gjatë këtyre javëve te fundit ata kanë qenë kryefjala e mediave botërore. Pavarësisht se është raportuar se ndarja për ta ka qenë e vështirë, duket se Irina dhe Bradley janë të gatshëm të njihen me njerëz të rinj. “Ata duan ndonjë takim romantik dhe nuk janë të turpshëm për t’u njohur me të tjerë.

Ata po mbyllin një kapitull të gjatë në jetën e tyre dhe gati të shikojnë se çfarë do të vijë tani”, kanë thënë burime pranë të dyve për “Us Weekly”. Pavarësisht se u tha se Irina kishte marrë valixhen dhe ishte larguar nga shtëpia e Bradley, këto burime kanë treguar se ajo vazhdon të jetojë atje. Madje ata të dy duket se e ruajnë respektin për njëri-tjetrin dhe të tregohen të qytetëruar për hir të vajzës së tyre, Lea. Më tej burimet kanë zbuluar se kujdesin për vajzën do e ndajnë 50 me 50, për t’u siguruar se vogëlushja në çdo moment do të jetë pranë njërit prej tyre. Kujtojmë se në media thuhet se Irina dhe Bradley i dhanë fund lidhjes për shkak të ndërhyrjes së Lady Gaga-s, por asgjë nuk është konfirmuar deri më sot nga vetë ata.