12 veshje të Meghan Markle që do t’ju frymëzojnë për garderobën me klas të dimrit (FOTO) – AlpeGossip
12 veshje të Meghan Markle që do t’ju frymëzojnë për garderobën me klas të dimrit (FOTO)

12 veshje të Meghan Markle që do t’ju frymëzojnë për garderobën me klas të dimrit (FOTO)

Meghan Markle është dëshmi e gjallë që stili klasik dhe elegant nuk ikën kurrë nga moda. Edhe përpara se të bëhej dukeshë dhe t’i nënshtrohej me dëshirë të plotë etikës së veshjes së Pallatit Mbretëror, Markle gjithmonë ka shkëlqyer me përzgjedhjet e saj të fisme. Ju që nisni punën, apo kërkoni t’i bëni një upgrade garderobës suaj me veshje klasike që do t’ju zgjasin në kohë, shikoni më poshtë sugjerimet tona.

Nje fustan gri pas trupit ju nderon si në zyrë, ashtu edhe në takime pas pune.

Meghan zgjedh shpesh fustane me rrip në mes që theksojne belin dhe nxjerrin format në pah.

A vdes ndonjëherë ky look? S’ka pse të mungoje nga garderoba juaj për fundjavat.

Ne kemi nevoje për ngjyra në jetë dhe e verdha rri mirë në çdo lëkurë

Një nga veshjet tona të preferuara. Shtojini “Trend” në detaje (si kopsat) klasit të kombinimit pantallonë e zezë me bel të lartë dhe golf.

Fustan “Must-Have” ne garderobë për çdo lloj rasti. Prerja asimetrike e bën më interesant dhe vajzëror.

Hiqini kapelen (që s’kemi ku ta veshim) dhe kemi nje fustan klasik, femëror dhe ideal për ato që kane shpatulla te ngushta.

Ka me mijëra version të kostumit të zi me bluzë të bardhë ,por ky eshte shumë fresh dhe pantallonat deri tek kavilja kombinuar me taka të larta, tregojnë një siluetë më seksi.

Kjo pallto është e preferuara jonë! Nëse s’e gjeni dot origjinalen, kopjojeni!

Pallto bezhë është Must. Kombinohet me gjithçka dhe i shton një nuancë klasi veshjes në total.

Fundet poshte gjurit kombinuar me çizme të rrudhura, janë neë modë që në vitet ’80 dhe mesa duket nuk do ikin ndonjëherë

Meghan nuk guxon ta veshë më këtë kombinim të shkurter, por ju që s’keni Mbretëreshë tek koka dhe keni këmbë të bukura, duhet ta keni patjetër këtë kostum për vjeshtë. Sexy & Classy!