ÇFARË NDIKON TEK ULJA E DËSHIRËS SEKSUALE? Ja pse meshkujt dhe femrat kanë interes të ulët për të kryer marrëdhënie – AlpeGossip
ÇFARË NDIKON TEK ULJA E DËSHIRËS SEKSUALE? Ja pse meshkujt dhe femrat kanë interes të ulët për të kryer marrëdhënie

ÇFARË NDIKON TEK ULJA E DËSHIRËS SEKSUALE? Ja pse meshkujt dhe femrat kanë interes të ulët për të kryer marrëdhënie

Pse meshkujt dhe fermat humbin interesin për seksin? Sipas një studimi të ri të publikuar në BMJ Open, burrat kanë më shumë gjasa të shfaqnin interes më të ulët seksual për shkak të moshës, mosfunksionimit erektil dhe problemeve të përgjithshme të shëndetit fizik e mendor.

Gjithashtu, studimi zbuloi se mungesa e komunikimit për seksin ose probleme të tjera në marrëdhënie mund të jenë gjithashtu faktorë.

Nga ana tjetër, mungesa e interesit të grave për seksin lidhet shpesh me problemet në marrëdhënieve, shëndetin e dobët fizik, depresionin, apo edhe të pasurit fëmijë të vegjël (ky nuk ishte një faktor tek meshkujt).

Studimi zbuloi gjithashtu se qëndrimet dhe përvojat e kaluara mund të ndikojnë tek dëshira seksuale.

Për shembull, gratë që janë rritur me një pikëpamje negative për seksin ose përjetuan një përvojë seksuale të dhimbshme, madje edhe traumatike, si abuzimi seksual ose presioni për të bërë seks konsensual, kanë më shumë gjasa të reduktojnë interesin seksual.

Nga ana tjetër për meshkujt, një përvojë e parë seksuale më pak se ideale nuk ishte një faktor në epshin e ulët.

Në të dyja gjinitë, megjithatë, konsiderohet se plakja luan një rol në uljen e interesit seksual.