ARRATISJE E ËMBËL/ Amarda shijon të hënën pranë Joelit dhe Sias (FOTO) – AlpeGossip
ARRATISJE E ËMBËL/ Amarda shijon të hënën pranë Joelit dhe Sias (FOTO)

ARRATISJE E ËMBËL/ Amarda shijon të hënën pranë Joelit dhe Sias (FOTO)

Në mars të këtij viti, aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë. Pas Joelit, Ami lindi një vajzë që çifti vendosi ta pagëzojë me emrin e veçantë Sia.

Megjithëse është kujdesur që ende të mos e tregojë portretin e së bijës, Ami ka publikuar herë pas here foto të ëmbla familjare, ku shfaqet në momente pranë bashkëshortit dhe fëmijëve të saj.

Pak më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instastory pamje nga udhëtimi familjar për në Malin e Dajtit. Ami ka filmuar Joelin teksa ngjisnin malin me teleferik, ndërkohë që ai kënaqet nga pamja. Në videon e publikuar, Amarda ka vendosur vetëm një zemër blu, duke lënë pamjet të flasin vetë për kohën e bukur që po shijon me familjen e saj.