Pas largimit të bujshëm nga Top Channel, rikthehet në programin rival moderatorja e njohur! – AlpeGossip
Pas largimit të bujshëm nga Top Channel, rikthehet në programin rival moderatorja e njohur!

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel, rikthehet në programin rival moderatorja e njohur!

Vitin e kaluar, një nga ndryshimet më të mëdha në programacionet e televizoneve shqiptare ishte mbyllja e programit rinor, “Select”, prej të cilit dolën një sërë emrash të njohur, si Marina Vjollca, Albana Osmani apo Jona Spahiu.

“Select”, i cili në atë periudhë drejtohej nga Kiara Tito, Ardit Murati, Liesa Haxhiasllani dhe Mishel Rrena u zëvendësua me “Pop Culture”, program i cili tashmë është nën drejtimin e Kelvi Kadillit dhe Dojna Memës.

Pas largimtit nga Top Channel, katër moderatorët u larguan për një kohë të gjatë nga vëmendja mediatike, përveç Ardititi, i cili është moderator në Top Albania Radio.

Ama, nga ana tjetër Kiara Tito është “transferuar” në Tv Klan ku po prezanton programin “Doctor Plastic”.

Me një postim në Instagram, Kiara ka treguar se është rikthyer në Top Channel, këtë herë e ftuar në Pop Culture bashkë me Dojnën.

Tani na mbetet të presim se si do të jetë Kiara e ftuar në programin që e zëvendësoi në këtë televizion.