Një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi ndërkohë që fuste celularin e tij poshtë fundit të një vajzë.
Policia u thirr të enjten nga stafi pasi këta të fundit kishin parë pamjet e marra nga kamerat e sigurisë.
29-vjeçari më pas është vënë në pranga.
Videoja e filmuar tregon burrin që i afrohet dy vajzave dhe në një moment merr celularin dhe e fut poshtë fundit të njërës prej tyre.
Vajzat, të cilat ishin duke parë makineritë, nuk e kuptuan fare se çfarë ndodhi.
Pasi ia arriti qëllimit që kishte, burri mori celularin dhe u largua. Incidenti ka ndodhur në Hong Kong.