DO MARTOHEN? Modelja ruse po zgjedh fustanin e bardhë, Don Xhoni habit me gjestin e fundit – AlpeGossip
DO MARTOHEN? Modelja ruse po zgjedh fustanin e bardhë, Don Xhoni habit me gjestin e fundit

DO MARTOHEN? Modelja ruse po zgjedh fustanin e bardhë, Don Xhoni habit me gjestin e fundit

Para disa kohësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Ajo që mori së fundmi vëmendjen e të gjithëve ishte një status i modeles në gjuhën angleze ku flet për opinionin e saj në publik dhe në fund të shkrimit ka shkruar:

“Nga Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Don Xhoni i ka komentuar:

 

Megjithatë nuk mbetet pas as ideja që ata mbase po bëjnë shaka apo e gjithë kjo bëhet për vëmendje.

Më herët dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkaloi kufijtë dhe ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

Këtë imazh e ndau edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehej shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.

“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.