E SHTUNA E GENCIT DHE ENIT NË NATYRË/ Çifti na tregoi si të qëndrojmë në formë të mirë fizike (FOTO) – AlpeGossip
E SHTUNA E GENCIT DHE ENIT NË NATYRË/ Çifti na tregoi si të qëndrojmë në formë të mirë fizike (FOTO)

E SHTUNA E GENCIT DHE ENIT NË NATYRË/ Çifti na tregoi si të qëndrojmë në formë të mirë fizike (FOTO)

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi e kanë kaluar fundjavën së bashku dhe kanë vendosur që këtë herë të jenë pranë natyrës. Siç ka zbuluar këngëtarja e njohur me anë të disa videove dhe fotove të publikuara në ‘Instagram’ e shtuna i është dedikuar ecjes në mal. Përveçse një mënyrë e  bukur për të kaluar ditën e pushimit pranë personit të zemrës, Eni ka treguar se ecja është një zgjedhje e mirë për të qëndruar në formë fizike.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, efektet e të ecurit të shpeshtë në trupin tuaj janë më të mëdha nga sa e mendoni. Sipas studiuesve, dietologëve dhe mjekëve, nëse ecni minimumi 30 minuta në ditë, keni ulur rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti, apo probleme të tjera.

Personazhet publikë sugjerojnë shpesh një jetesë të shëndetshme si mënyra më e mirë për të jetuar gjatë dhe për të qenë në formë, jo më kot edhe këtë këshillë të Enit do ishte mirë ta ndiqni.