PREJ DY VITESH NË NJË LIDHJE ME BUTRINT IMERIN/ Aktorja shkakton polemika me videon e fundit – AlpeGossip
PREJ DY VITESH NË NJË LIDHJE ME BUTRINT IMERIN/ Aktorja shkakton polemika me videon e fundit

PREJ DY VITESH NË NJË LIDHJE ME BUTRINT IMERIN/ Aktorja shkakton polemika me videon e fundit

Prej dy vitesh Butrint Imeri po përflitet për një lidhje me aktoren e re Olta Beqiri. Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta gjë që u mohua lehtësisht nga Butrinti. Më pas ai është kapur mat me Oltën në momente të afërta.

Disa javë më parë bënë xhiron e rrjetit dy foto ku dyshja dukeshin të përqafuar. Në një video që e fshiu shpejt Butrinti madje e quajti ‘kushërirë Oltën, ndonëse identiteti i saj ishte mëse i dukshëm.

Aktorja ‘ka ngacmuar’ ndjekësit e saj me një video funny në TikTok. Ajo ka shkëputur një pjesë nga intervista e Era Istrefit me binjakët Veshaj kur këta e pyesin për jetë personale. “Çfarë do të dish”- thotë Olta teksa sinkronizon buzët me fjalët e Erës. “Jeta jote personale?”-thonë Veshajt, teksa artistja pyet: “Diku doni të dilni” dhe më në fund ata thonë: “A je në një lidhje?” Por Olta e ka ndërprerë me kaq videon dhe nuk e ka vijuar pjesën kur Era pëergjigjet me ‘Jo’.

‘Kur vjen fisi për darkë’ shkruan ajo, teksa nuk kanë munguar komentet lidhur me Butrintin. Dikush me ironi shkruan: “Dua të di a ke qenë në Butrint këto kohë?”