E VESHUR ME TË BARDHA/ Anxhelina Hadërgjonaj zbulon “look-un” nga klipi i ri (FOTO – AlpeGossip
E VESHUR ME TË BARDHA/ Anxhelina Hadërgjonaj zbulon “look-un” nga klipi i ri  (FOTO

E VESHUR ME TË BARDHA/ Anxhelina Hadërgjonaj zbulon “look-un” nga klipi i ri (FOTO

Prej disa kohësh Anxhelina Hadërgjonaj jeton në SHBA dhe nuk ka qënë aktive me projekte të reja muzikore. Mirëpo kohët e fundit ajo ka treguar se do t’i rikthehet muzikës dhe është në përgatitje të videoklipit të ri.

Më herët ajo ka publikuar disa foto mjaft të nxehta të shkëputura nga skenat e klipit, një foto ku duket e gjitha e mbuluar nga xixa ngjyrë floriri dhe një tjetër e veshur me të brendshme të zeza mjaft sensuale.

Ndërsa sot Anxhelina ka zbuluar një tjetër pamje mjaft seksi nga klipi ku duket e veshur me të bardha, një trupore me një pelerinë me fruda e stilit viktorian dhe çizme sipër gjurit.

Gjithashtu këngëtarja ka zbuluar edhe titullin e këngës “No drama”, por akoma nuk ka zbuluar datën e publikimit, deri atëherë na mbetet të presim…

View this post on Instagram

Soon #NoDrama 🎥

A post shared by Anxhelina (@anxhelina) on